
Vargut të vajzave që Trump ka në shtëpinë e tij të modelingut i është shtuar edhe vajza nga Kosova, e cila tashmë mund të thuhet se ka prekur ëndrrën e saj. Lajmin për këtë kontratë e ka bërë me dije fotografi i njohur Fadil Berisha, i cili, përmes rrjetit social 'Facebook' ka uruar "Miss Kosovën".
"Congrats to Miss Kosovo signing with Trump Models", ka shkruar Berisha, përbri disa fotografive që i ka bërë pak kohë më parë bukuroshes Shala.