Friday, November 15, 2013

Rama: “JO” armëve kimike në Shqipëri

Tirane – Kryeministri Edi Rama ka dalë para medias në ora 17.00. Ai ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë vendim përfundimtar por vetëm negociata në parim me SHBA dhe aleatët për cmontimin e lëndëve kimike në Shqipëri.

“Aleatet e kane marre vendimin e tyre, Shqiperia e ka te pamundur te perfshihet ne kete operacion”, tha kreu i qeverise duke shpjeguar vendimin perfundimtar te marre prej tij.
Rama akuzoi PD dhe disa media “të helmatisura” se kanë alarmuar popullatën në mënyrë të padrejtë.
“Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të merrja një vendim për tju tradhëtuar ju dhe gjithë atyre që më kanë sjellë në këtë detyrë më 23 qershor”, theksoi Rama.
Ai akuzoi opoziten se dje organizoi nje referendum kunder SHBA-ve duke theksuar se referendumi i verte u be me 23 qershor.
Rama akuzoi se ata qe bene Gerdecin dje me 26 te vdekur, bene thirrje per mosperseritjen e asaj tragjedie sot.
Kryeministri theksoi se gjate negociatave per armet kimike ka kerkuar siguri dhe garanci maksimale dhe po ashtu, ka kerkuar qe pas demontimit, personeli dhe makinerite qe do perdoreshin per arsenalin e ardhur nga Siria, te perdoreshin per pastrimin e mese 35 zonave te rrezikshme me lende kimike ne Shqiperi.
Kreu i qeverise theksoi se e vetmja gje e paster ne protesten qe u zhvillua prej ditesh, ishte rinia dhe roli i saj. Rama beri me dije se nuk do te vinin arme kimike nga Siria.

Kryeministri beri me dije se nuk ka folur gjate kesaj kohe per procesin pasi aleatet kishin kerkuar konfidencialitet.
Informacioni :albania Observer