Është e pamundur që Tuna të shihet larg të dashurit të saj, 
reperit Cozman. Qoftë në jetë private apo edhe në koncerte të ndryshme 
brenda dhe jashtë vendit, çifti janë gjithmonë në shoqëri të njëri 
tjetrit.
“Zogu” ka publikuar disa fotografi ku çifti shihen së bashku në harmoni me njëri tjetrin, madje edhe me veshjen.
Ata kanë qenë së bashku në një koncert në Zvicër. Fotot nuk kanë 
përmbajtje të tepruar. Thjesht Tuna duket goxha e eksituar dhe 
pasionante pranë të dashurit, në disa momente intime ku është lëshuar në
 krahët e Cozman.


